Amazon ka vendosur që të gjitha kërkesat zanore për Alexa të dërgohen dhe përpunohen në cloud të Amazon. Nuk do të ketë më përpunim lokal.
Amazon ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në mënyrën se si funksionojnë pajisjet e saj nga linja Echo, gjë që mund të shkaktojë shqetësim tek përdoruesit.
Duke filluar nga 28 marsi, të gjitha kërkesat zanore për Alexa do të dërgohen dhe përpunohen automatikisht në cloud të Amazon, pa asnjë aftësi përpunimi lokal në pajisje, transmeton Telegrafi.
Ky ndryshim do të thotë që përdoruesit nuk do të jenë më në gjendje të çaktivizojnë ruajtjen e regjistrimeve të tyre zanore, gjë që më parë ishte e mundur përmes cilësimeve të privatësisë.