Sinjali ka mësuar për një rast shqetësues që ka ndodhur sot në Vushtrri, ku një i ri, pas arratisjes nga Reparti i Psikiatrisë në QKUK, është larguar në drejtim të panjohur me veturën e familjes.
Sipas burimeve të sigurta nga tereni, i riu, Blenard Januzi, është arratisur nga spitali dhe ka arritur në shtëpi me taksi. Pa asnjë paralajmërim, i njëjti ka marrë çelësat e veturës Volkswagen Golf 7, ngjyrë e zezë, dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Fqinjët që e kanë parë babain në panik thonë se ai ka kërkuar ndihmë duke deklaruar: “S’kam më zgjidhje, veç me lajmëru në polici”.
Burimet të afërta me familjen sqarojnë se arsyeja e publikimit të rastit është frika se i riu mund të bëhet i rrezikshëm për veten apo të tjerët. “Po e bëjmë këtë për të parandaluar një tragjedi. Ky nuk është një rast i zakonshëm, por një alarm i drejtpërdrejtë për rrezik potencial ndaj qytetarëve”, thotë një i afërm për Sinjalin.