Në Grupin Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mund të ketë ndryshime.

Derisa, Besnik Tahiri rikthehet si deputet, pasi në legjislaturën e vitit 2025, nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme, Agim Çeku, i cili për nga renditja është në 6-shen e parë si më të votuarit në AAK, duke që do të pësojë nga kuota gjinore.

Kjo pasi për 6 deputetë të AK-së, dy duhet të jenë femra.

Çeku me 16.050 vota nuk do të mund të bëhet deputet, kurse, Albana Bytyqi me 9,140 vota do të jetë deputete.

Jashtë liste ka mbetur Lahi Brahimaj, Burim Ramadani, Arber Tolaj, Pal Lekaj dhe emra të tjerë të njohur të kësaj partie.

Këto janë votat e 6-shes së AAK-së që me shumë gjasë do të përbëjnë Grupin Parlamentar të kësaj partie, në legjislaturën e radhës:

RAMUSH HARADINAJ 39,523 Vota

DAUT HARADINAJ 23,595 Vota

TIME KADRIJAJ 15,028 Vota

BESNIK TAHIRI 23,465 Vota

BEKË BERISHA 17,268 Vota

ALBANA BYTYQI 9,140 Vota

Related Posts