Në një prej rrëfimeve më të ndjera brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, banorja Rizarta hapi zemrën për fëmijërinë e saj të vështirë dhe mungesën e ngrohtësisë prindërore. Mes lotësh, ajo tregoi se shpesh ishte ndjerë e padukshme dhe e vetmuar, duke ndarë momente prekëse nga jeta e saj.

Por ajo që duhej të ishte një bisedë konfidenciale me psikologen e produksionit u shndërrua në një tradhti të madhe. Pa dijeninë e saj, rrëfimi u regjistrua dhe u transmetua në Prime, duke shkaktuar një tronditje të madhe tek ajo. Pas publikimit, Rizarta u ndje keq dhe akuzoi produksionin për shkelje të besimit.

“Unë mendova se po flisja me psikologen. Nuk është në rregull, nuk është e drejtë,” u shpreh ajo, e tronditur. E vënë përballë ekspozimit të jetës së saj private, ajo kërkoi falje familjarëve për gjithçka që u publikua pa pëlqimin e saj.

Rrefimi para psikologës i Rizartas:

Babin e kam përqafuar vetëm një herë në gjithë jetën time”, kjo ishte një nga frazat e rrëfimit të Rizartës.

 

Në lot ajo ka rrëfyer se është ndjerë e vetmuar, teksa shprehet se e ka ndjerë gjithmonë mungesën e ngrohtësisë nga prindërit e saj.

“Shpesh shtiresha sikur kisha vdekur për të parë nëse do ta ndjente dikush mungesën time. Nuk vinte askush”, është shprehur ndër të tjera banorja.

Motra ka qenë personi që i ka qëndruar më pranë në të gjithë momentet e vështira.

Pas rrëfimit, Rizarta është surprizuar nga babai i saj në një lidhje telefonike.

“Të duam më shumë seç na do ti neve, pavarësisht se nuk e shprehim. Jemi shumë krenarë për ty. Duhet të vazhdosh ashtu siç je, e fortë dhe e përgjegjshme. Ne jemi shumë mirë, përqëndrohu tek loja. Të shohim çdo ditë”, u shpreh babi i Rizartës gjatë surprizës.

Më pas banorja e “Big Brother VIP” u takua edhe me motrën e saj, teksa mes përqafimesh rikthyen disa momente nga fëmijëria e tyre.

 

 

Related Posts