Kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të protestohet jashtë kufijve. Të dielën e 14 shtatorit, në Hagë do të zbarkojnë mërgimtarët nga Evropa, Australia e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mbështetje të këtij organizimi. Holandezët lejen e kanë dhënë, por që vendi i tubimit akoma nuk dihet.
Thirrje për t’u bërë bashkë në emër të padrejtësive ka bërë kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe një numër i madh i qytetarëve në Kosovë, rajon e diasporë kanë shprehur interesim për të marrë pjesë krah për krah me organizatorin kryesor, Fatmir Koci nga Gjermania.Klankosova.tv ka pyetur lexuesit nëse do të marrim pjesë në protestën që u paralajmërua të jetë e ngjashme si ajo e 7 shtatorit në Prishtinë – masive.
Gatishmëria është treguar pa dilema, e madje njëri prej tyre është përgjigjur në këtë pyetje se “Gjithë [do të marr pjesë], edhe tjetër kontinent po të ishte Holanda”.