Në një tubim zgjedhor në Frankurt me shqiptarë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkarkuar një mori lëvdatash për diasporën shqiptare, duke thënë se “ju jeni më brenda Kosovës se sa ne atje” duke shtuar madje edhe se “patriotët më të mëdhenjë, punëtorët më të mëdhenjë, e studentët më të zotë janë në diasporë” e jo në Kosovë.
“Më lejoni ta filloj me një thënie të Faik Konicës të 1901 se ‘të gjitha ndryshimet politike kanë pasur pëherë dy faktor: emigrantët dhe një elitë e vogël e lindur apo intelektuale brenda vendit’. Ky është kombinimi fitues për kombin tonë. Por, përderisa atë kohë thuhej ‘elita brenda vendit’ ne në fakt sot filluam takim me studentë, ekspertë e shqiptarë në Frankurtë, për t’u bindur se jo vetëm patriotët më të devotshëm dhe punëtorët më të mëdhenj, por edhe studentët dhe punëtorët më të zotë i kemi në diasporë”, tha Kurti, transmeton Nacionale.
“Prandaj kur themi që ne atje jemi brenda e ju jasht, nuk jemi të sigurt; sepse kur i ke punëtorët e patriotët më të devotshëm në diasporë, dhe i ke mendjen më të ndritura jasht, pra edhe zemra edhe truri edhe muskuli, atëherë të lind pyetja kush është brenda kush është jashtë? Ndoshta na atje brenda jena më jashtë se ju, e ju që jeni jashtë jeni më brenda se ne që jemi atje”, tha Kurti.
“Me mundim dhe djersën tuaj janë paguar mësimdhnësit e gjuhës shqipe, por edhe u financua lufta çlirimtare e rezistenca paqësore, e sot asaj dite dërgesat tuaja janë 20% e BPV”, shtoi ai.