Pas dorëheqjes së Liburn Aliut, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka emëruar Hysen Durmishin si ushtrues të detyrës së ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Liburn Aliu dha dorëheqje gjatë ditës nga posti i ministrit, pasi tha se nuk ishte i kënaqur me zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar kuvendi.

Dorëheqjen e Aliut e ka komentuar gjatë ditës Durmishi, por që ishte i rezervuar, teksa tha se Aliu nuk është deputet, s’ka qenë kandidat për deputet dhe nuk është anëtar kryesie në VV.

“Nuk e di, pyetni Liburn Aliun për këtë çështje. Liburn Aliu nuk është deputet. Nuk ka qenë as kandidat për deputet. Nuk është anëtar Kryesie në Vetëvendosje. Do të thotë vendimet në Lëvizjen Vetëvendosje merren në strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje”.

Është mënyra se si funksionon një organizatë politike. Ne mundemi me pas herë pas herë mospajtime për çështje të ndryshme, të cilat diskutohen në Këshill të Përgjithshëm, mandej në Kryesi. Por, kur merren vendimet me shumicë ato janë vendime demokratike të cilat respektohen pavarësisht ndonjë mospajtimi që mund ta ketë dikush”, tha Durmishi për KALLXO.com.

Dimal Basha është zgjedhur dje kryetar i kuvendit, por që konstituimi ka ngecur në zgjedhjen e nënkryetarit nga pakica serbe.

Related Posts