Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për herë të parë për pezullimin e dialogut strategjik ShBA-Kosovë.
Përgjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, Kurti thotë se deklaratat dhe qëndrimet e ambasadës amerikane në Kosovë, i trajtojnë seriozisht.
Megjithëse, sipas Kurtit, Kosova dhe ShBA kanë dallime në fushën e diplomacisë, e që sipas tij, shpesh nuk bien ndesh në mendime të njëjta.
“I siguroj qytetarët tanë se qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat dhe qëndrimet e ambasadës amerikane. Përgjatë mandatit tonë jemi munduar që raportet dhe partneriteti ynë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të forcohet në tri shtylla kryesore, diplomaci, mbrojtje dhe zhvillim. Në shtyllën e diplomacisë kemi disa dallime, dhe ato kanë të bëjnë shumë shpesh me qëndrimet tonë në raport me Serbinë, dhe veprimet ndaj strukturave të saj ilegale në Kosovë”, u shpreh kryeministri në detyrë.
“Përderisa pajtohemi për interesa, vlera e qëndrime, nganjëherë jo edhe për çështje operacionale e taktike. Me gjithë këto vështirësi në këtë shtyllë, pa dyshim se ka ecje substanciale në dy shtylla të tjera”, tha tutje ai.