Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ndodhet në një moment historik transformimi, me investime që tejkalojnë 500 milionë euro, të orientuara drejt modernizimit, qëndrueshmërisë dhe përputhjes së plotë me standardet e Bashkimit Evropian.

Sipas Kurtit, modernizimi i turbinave dhe investimet në njësitë B1 dhe B2, rehabilitimi i thellë i njësisë A3, si dhe investimet madhore në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, përbëjnë shtylla kyçe për rritjen e sigurisë energjetike, stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin afatgjatë të vendit. Një zhvillim i rëndësishëm konsiderohet edhe hyrja për herë të parë e KEK-ut në sektorin e energjisë së ripërtritshme përmes parkut solar.

Me përfundimin e projekteve, Kosovës pritet t’i shtohen rreth 150 MW kapacitete shtesë në termocentralet ekzistuese dhe 100 MW kapacitete të reja gjeneruese nga burimet e ripërtritshme.

“Korporata Energjetike e Kosovës ndodhet në një moment historik transformimi. Investimet tejkalojnë 500 milionë euro, për ta bërë këtë ndërmarrje moderne, të qëndrueshme dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian. Modernizimi i turbinave dhe investimet tjera në njësitë B1 dhe B2, rehabilitimi i thellë i njësisë A3, investimet madhore në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, dhe hyrja për herë të parë e KEK-ut në sektorin e energjisë së ripërtritshme përmes parkut solar, janë tejet të rëndësishme për sigurinë energjetike të vendit, stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin afatgjatë. Me përfundimin e këtyre projekteve, Kosovës do t’i shtohen rreth 150 MW kapacitete shtesë në termocentralet ekzistuese dhe 100 MW kapacitete te reja gjeneruese nga burimet e ripërtrishme”, ka shkruar Kurti nw Facebook.

Ai ka falënderuar punonjësit dhe menaxhmentin e KEK-ut për profesionalizmin e treguar, si dhe Bordin e Drejtorëve dhe Ministrinë e Ekonomisë për mbështetjen dhe mbikëqyrjen e këtyre projekteve transformuese.

Sipas Kurtit, KEK-u po forcon themelet e energjisë së së ardhmes, duke u shndërruar në një ndërmarrje më të fortë, më moderne, më të sigurt dhe më të gjelbër, në shërbim të qytetarëve dhe brezave të ardhshëm.

Dje, Kurti ishte për vizitë në KEK, dhe siguroi para mediave se ka energji elektrike të qëndrueshme me funksionimin e tri njësive në KEK.

qëndrueshme

Related Posts