Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka njoftuar se do të rritet pensioni prej 120 euro në 150 euro e që kjo do të bëhet qysh nesër, me 1 nëntor.
“Gjithashtu është i përfshirë edhe zbatimi i pagës bazë me 0.5 për qind për cdo vit përvojë pune. Prej dallim prej asaj që kemi pasë më herët, ku për 15 vitet e para zbatohej rritja vetëm 0.25 për qind për çdo vit përvojë pune. Kjo përkthehet në rritje shtesë për pagën e secilit që punon në sektorin publik, varësisht nga vitet e përvojës së punës. Ky buxhet për vitin e 2026, përfshinë edhe rritjen e pensioneve, shtesave për fëmijë, lehona, pagesave për të rinjtë dhe gratë që angazhohen nga super puna”, tregoi ai.
Kurti u ka bërë thirrje deputetëve që ta votojnë buxhetin duke thënë se me Ligjin për Qeverinë, parashihet që Qeveria në detyrë mund të i marrë këto vendime.
 
                                 
                            











 
																											









 
												 
												 
												 
					 
					 
					 
					


