Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me anëtarët e kabinetit qeveritar tashmë ka arritur në Prekaz.
Kjo për nder të 28 vjetorit të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kurti vjen në Prekaz vetëm pak minuta pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani vendosi që shpërndajë Kuvendin e Kosovës dhe të shpall zgjedhje të reja.





















