“Nëpër borë e nëpër shi” – kështu brohorisnin qytetarët e Mitrovicës të cilët po e prisnin kandidatin për Kryeministër Albin Kurti dhe ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani.
Gjatë fjalimit, Kurti tha se fitorja e VV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit duhet të jetë si ajo në Llap, pa balotazh dhe me shumicë parlamentare.
“Fitorja e 14 shkurtit duhet të jetë sikur në Llap pra pa balotazh me mbi 61 deputetë në mënyrë që t’i bëjmë reformat e shumëfishta me qeveri stabile e shumicë parlamentare. Qytetarët e Mitrovicës do t’i falënderojmë për mbështetjen që na e kanë dhënë vazhdimisht e ne si qeveri kurrë nuk do t’i harrojmë ata, do t’i ndihmojmë si asnjë qeveri tjetër e pasluftës”, ka thënë Kurti.