Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë me çdo administratë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), pavarësisht se cili kandidat ka fituar. Pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale, Kurti tha se Qeveria është e interesuar të vazhdojë bashkëpunimin jo vetëm në aspektin diplomatik. I pyetur për bisedën mes Trump e presidentit, Aleksandër Vuçiq, shefi i ekzekutivit tha se “kush i ka raportet më mirë me kënd nuk e di këtë punë”.
Kështu u shpreh Kurti pas vizitës në Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, ku shtoi se bashkëpunimi me Shtetet e Bashkuara është i pazëvendësueshëm.