Kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetar i LVV-së, Albin Kurti, edhe sot ka injoruar pyetjet e gazetarëve para hyrjes në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të mbahet seanca e 30-të konstituive.
Si në seancat e kaluara, Kurti hyri me shpejtësi në ndërtesën e Kuvendit pa dhënë asnjë deklaratë për mediat.