Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, priti sot paradite ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Sipas njoftimit, gjatë këtij takimi, u përmendën e diskutuan shumë nga çështjet aktuale nga raportet me Bashkimin Evropian dhe rruga për integrim, pastaj moskonstituimi i deritanishëm i Kuvendit dhe gjendja e sigurisë, si dhe vështirësitë e rreziqet nga dezinformimi e lajmet e rrejshme, e deri te çështja e arrestimeve nga autoritetet serbe të qytetarëve të Republikës së Kosovë gjatë kalimit të tyre tranzit në Serbi, si dhe arrestimit në Kosovë të zyrtarit të qeverisë serbe.
Kurti dhe Bislimi i njoftuan ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë për performancën ekonomike të vendit dhe rezultatet e politikave të qeverisë përgjatë pjesës së parë të këtij viti: