Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se e ka propozuar emrin e Dimal Bashës në Ministrinë e Infrastrukturës për shkak të vlerës së tij.Kurti tha se Basha do të kishte vlerë më të madhe në ekzekutiv.
“Gjithmonë e kam paramenduar ata në ekzekutiv. Dimali e bënë shumë mirë punën si kryetar i Kuvendit. Gjatë kësaj periudhe nuk kam asnjë vërejtje për punën e tij. Besoj që vlera e tij e madhe do të ishte në ekzekutiv”, tha Kurti.

























