Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot familjen e ish-policit të Njësisë Speciale Operative, Arbnor Spahiu, i cili u arrestua në Serbi, ku po akuzohet për vrasje të rëndë në rastin Bansjka. 

Në një njoftim të ZKM-së është thënë se  Kurti i njoftoi familjarët për përpjekjet e vazhdueshme dhe veprimet e deritanishme të institucioneve të Republikës së Kosovës, që Arbnor Spahiu të lirohet sa më parë.

“Ai i siguroi që angazhimi është maksimal dhe do të jetë i tillë deri në lirimin e tij.”, thuhet në njoftimin e ZKM-së për vizitën në Kamenicë.

Autoritetet serbe ditë më parë ndaluan Spahiun. Kjo erdhi nën akuzat e Beogradit se Arbnor Spahiu mori pjesë në operacionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u krye sulm ndaj Policisë së Kosovës.

Ndonëse Spahiu kishte dhënë dorëheqje një vit para rastit, atij iu shqiptua masa prej një muaji paraburgim në Serbi, me akuzën për kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”, në Banjskë, ku një grup i serbëve të armatosur ka sulmuar policinë e Kosovës në shtator të vitit 2023.

 

 

The post Kurti viziton familjen ish-policit Arbnor Spahiu, premton angazhim maksimal për lirimin e tij first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Related Posts