Asaj mirëseardhje i uroi nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, dhe më pas u prit me duartrokitje nga deputetët që janë në sallë.
Kusari zbuloi më 8 nëntor në Facebook, se ishte operuar nga kanceri në gji.
Ajo tha se tri javë më parë pas një kontrolli rutinor që e bën çdo vit, është diagnostikuar me kancer të gjirit, dhe për këtë, është operuar.
Deputetja më tutje tha se zbulimi ishte në fazë të hershme ndaj trajtimi është shumë më i lehtë sesa në fazat e avancuara.