Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar para seancës konstituive se mënyra më e thjeshtë për të zhbllokuar situatën në Kuvend është pjesëmarrja në votim.

“Sot të marrin pjesë në votim – pro, kundër apo abstenim – dhe të tejkalohet ky ngërç. Kjo është më e thjeshta,” tha ajo.

Kusari-Lila theksoi se retorika politike duhet të kthehet në veprime konkrete, ndërsa kritikoi vazhdimin e fjalimeve në vend të zgjidhjes së ngërçit. Sipas saj, mungesa e pajtueshmërisë po i rikthen të gjithë te interpretimet ligjore dhe Gjykata Kushtetuese.

“Sot të marrin pjesë në votim, pro, kundër apo abstenim, dhe të tejkalohet ky ngërç. Kjo është më e thjeshta”, tha Kusari-Lila. Kjo situatë duhet të zhbllokohet dhe ata mund ta përkthejnë këtë qëndrim nga retorikë në veprim konkret. Në ndërkohë që po dështon seanca ata po vazhdojnë me fjalimet e tyre. Kur ka munegsë të pajtueshmërisë po kthehemi të gjithë me interpretime tligjore dhe të Gjykatës Kushteteuse”, shtoi ajo.

 

Related Posts