Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, tha pas vazhdimit të sotëm të seancës konstituive se opozita është duke bërë shkelje me mosvotim në Kuvend,
Ajo tha se opozita me mbledhjen e nënshkrimeve për shfuqizimin e vendimit të ZRRE-së, është duke bërë propagandë, pasi këto veprime, sipas saj, nuk kanë as një efekt.
“Kemi ardhur në një situatë paradoksale në raport edhe me kërkesat dhe veprimet e opozitës, të cilat do të duhej të ishin aktivisht të angazhuar në votim. Nuk kanë asnjë efekt, siç është rasti me çështje e vendimmarrjes së ZRRE-së. Po bëjnë veprime, po bëjnë shkelje në Kuvend, duke mos votuar. Janë duke mbledhur nënshkrime. Ngritje e çështjeve që nuk asnjë efekte real, përvec propagandë që kinse po brengosen për qytetarët”, tha Kusari-Lila.
