Kuvendi i Republikës së Kosovës ka publikuar një dokument ku përdorimi i gabuar i një fjale ia ndërron krejt kuptimin disa fjalive. Në pesë raste, një sinonim i të përmuajshmeve të grave është përdorur krejt pa vend në vend të emrit “gjetje”.

Në dokumentin e titulluar “Doracak për procesin e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, është përdorur gabimisht fjala “të gjeturat”, duke e pasur për qëllim fjalën “gjetje”.

Sipas Fjalorit të Shqipes së Sotme, emri “të gjeturat” është sinonim i të përmuajshmeve. Kjo fjalë është përdorur në pesë fjali të doracakut të Kuvendit, krejtësisht jashtë kontekstit të dokumentit:

“Pas miratimit të raportit të vlerësimit Ex-Post, raporti dërgohet për njoftim tek komisioni përkatës në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të informohet për të gjeturat e vlerësimit.”

“Përfshirja e organizatave të shoqërisë civile edhe palëve të interesit, ndikon edhe në besueshmërinë e të gjeturave dhe rekomandimeve të prezantuara nga Komisioni në përfundim të procesit mbikëqyrës.”

“Raportet dhe të gjeturat nga raportet vendore apo ndërkombëtare”

Të gjeturat lidhur me zbatimin e ligjit… [Shëno emrin e ligjit]”

“6. Të gjeturat lidhur me zbatimin e ligjit”

Related Posts