Një ngjarje e rëndë me elemente të dhunimit të një të miture ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut, ku një 21-vjeçar është vënë në pranga nën dyshimet për marrëdhënie seksuale me një vajzë vetëm 14 vjeç.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se mbrëmë pas orës 00:00 të datës 29 korrik, një qytetar ka njoftuar se vajza e tij së bashku me një tjetër të mitur ndodheshin në rrugën “Serdara Janka Vukotica” dhe dyshohej se po konsumonin substanca narkotike.

Njësitet policore kanë ndërhyrë menjëherë dhe në një lokal që funksiononte si furrë buke kanë gjetur të miturat, të cilat janë shoqëruar për në stacionin policor në Mitrovicë-Veri.

Gjatë intervistimit, në prani të prindit, njëra nga vajzat – R.G., 14-vjeçare ka deklaruar se disa ditë më parë kishte pasur marrëdhënie seksuale me Mustaf Ceranin, 21-vjeçar.

Policia ka njoftuar Prokurorinë dhe me urdhër të saj, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në ndalim për 48 orë. Ndaj tij është iniciuar rasti penal “Dhunim”.

Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Related Posts