Islam Ukimeri, kandidat nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka dalë më i votuari në të gjithë Kosovën si përfaqësues i Kuvendit Komunal, duke siguruar mbi 1,500 vota në zgjedhjet e fundit lokale të 12 tetorit.
Me këtë rezultat, Ukimeri jo vetëm që renditet i pari në listën e PDK-së në këtë qytet nga të gjitha partitë, por edhe i pari ndër të gjithë përfaqësuesit e partive të tjera në vend – duke vendosur një rekord të ri në numrin e votuesve për një anëtar të Kuvendit Komunal.
Para zgjedhjeve, Islam Ukimeri ka shërbyer si Drejtor i Inspektoratit Komunal.