Qe prej kur ka filluar procesi i deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, vetëm 3 mijë e 915 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë e tyre, derisa 4 mijë e 404 zyrtarë ende nuk e kanë nisur këtë proces.

Ky proces ka filluar, më 1 mars të këtij viti dhe do të zgjasë deri në fund të këtij muaji, 31 mars, raporton Indeksonline.

”Deri tani, 3 mijë e 915 zyrtarë publikë apo 37.82% e kanë përfunduar deklarimin e pasurisë, ndërsa edhe 2 mijë e 34 apo 19.65% të tjerë e kanë nisur procesin, por ende nuk e kanë përmbyllur atë. Njëkohësisht, një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve, përkatësisht 4 mijë e 404 apo 42.54% ende nuk e kanë filluar procesin e deklarimit”, thuhet në një përgjigje për Indeksonlinen nga APK-ja.

Por Cilat janë masat që ndërmerren ndaj zyrtarëve që nuk e deklarojnë pasurinë ose e deklarojnë në mënyrë të pasaktë?

”Mosdeklarimi brenda afatit, vonesa në deklarim apo deklarimi i pasaktë përbëjnë shkelje të obligimeve ligjore dhe sanksionohen në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke përfshirë gjoba mandatore prej 30% të pagës mujore për vonesa brenda afatit të përcaktuar, ndërsa varësisht nga natyra e shkeljes mund të merren edhe masa të tjera ligjore, përfshirë edhe ngritjen e kallëzimeve penale. Në raste të caktuara, organet kompetente mund të shqiptojnë edhe dënime me burgim, si edhe konfiskim të pasurisë së padeklaruar”, thuhet në përgjigjen e APK-së.

Deklarimit të rregullt vjetor i pasurisë janë të obliguar t’i  nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publikë, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti.

Related Posts