Policia ka arrestuar të dyshuarin për sulmin që ndodhi në oborrin e Gjykatës Themelore në Suharekë.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse dhe i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor për procedurat e mëtejme.
“I dyshuari është ndalur dhe gjendet në stacion duke u intervistuar”, ka thënë ai.
Ndërkohë, sipas raportimeve të Sinjalit, i dyshuari është Hajdin Kurtishaj nga fshati Greikoc i Komunës së Suharekës, i cili dyshohet se e ka sulmuar fizikisht me një mjet të fortë – çekan, qytetarin Burim Berisha nga Suhareka.