Dy persona të maskuar kanë shtënë mbrëmë në një lokal në Prishtinë në rrugën “Rrustem Hyseni”. Për pasojë ka ndërruar jetë Naser Gashi që ndodhej brenda lokalit.
I dyshuari për sulmin me armë është Alban Gashi që është futur në lokal i maskuar bashkë me një person tjetër.
Indeksonline ka siguruar foton e Gashit që vazhdon të jetë në arrati.
Të njëjtit i është bastisur shtëpia mbrëmë nga Policia e Kosovës.
Nuk dihet ende arsyeja e konfliktit mes dy palëve.