Një 55-vjeçar ka humbur jetën sot në vendin e punës në fshatin Strellc i Ulët i Deçanit.
Bëhet fjalë për Xhevat Hasanmetaj, i cili ishte veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lidhur me rastin janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 14:05, Policia është njoftuar se në një punëtori (sharrë) në fshatin Strellc i Ulët, dy punëtorë kanë pësuar lëndime nga rënia e disa dërrasave. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Pas pak kohe, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej të lënduarve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente”, tha Gashi.






















