Së fundmi ka pasur thashetheme se Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet janë ndarë. Mirëpo këto raportime nuk janë të vërteta.

28-vjeçarja së fundmi festoi ditëlindjen në Los Angeles pa aktorin 29-vjeçar pranë saj, duke shkaktuar spekulime për ndarje, por burime pranë çiftit kanë konfirmuar se ata janë shumë mirë bashkë.

“Ata nuk janë parë me njëri-tjetrin për disa javë pasi Timothee ka qenë duke xhiruar “Dune”ndërkaq Kylie duke punuar”, tha një burim për People. “Ajo e vizitoi atë në korrik”.

Burimi shtoi: “Por edhe pse Kylie ka një avion privat, fluturimi është 12 orë. Ajo është nënë dhe punon gjithashtu. Ajo ka shumë përgjegjësi në Los Angeles. Agjenda e Timothee është e ngjeshur, me shumë pak kohë pushimi”.

“Megjithatë, ata po e bëjnë të funksionojë”, vazhdoi burimi i brendshëm.

“Ata flasin me FaceTime shumicën e ditëve”.

Një burim tjetër tha se Timothee së shpejti do të shkojë në Jordani dhe Abu Dhabi për fazën tjetër të xhirimeve.

Related Posts