I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka folur në një konferencë për media pas takimit me Ushtruesen e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmanin, përcjell GazetaBlic.

Në pyetjen lidhur me faktin se kur pritet të mbyllet marrëveshja dhe nëse BE-ja ka limite kohore për një të tillë, ai deklaroi:

“Sa i përket limiteve kohore, më duhet të them se ne do të vazhdojmë sa më shpejtë të jetë e mundur. Kuptohet nuk është çështje ditësh, por muajsh, ku edhe shpresojmë të mbyllet për aq kohë. E rëndësishme është se nuk do të ngutemi. Kosova dhe Serbia duhet të vendosin ndërsa ne do ta lehtësojmë”, tha ndër të tjera Lajçak.

About Author
Rilindja Shqiptare
View All Articles

Related Posts