Lajm i gëzueshëm për banorët e Topillës – Fillojnë punimet për rrugën e re!
Sot nisën punimet për ndërtimin e rrugës “Qafë e Duhlës – Topillë – Grejqec – Papaz”, konkretisht segmentit Topillë, me një gjatësi prej 8.2 km.
🚜 Një rrugë e re, një mundësi e re! Kjo rrugë do të mundësojë një qarkullim më të lehtë për banorët e zonës dhe do të ndikojë ndjeshëm në zhvillimin e blegtorisë dhe turizmit.
🌍 Bashkë me kryetarin e Komunës së Shtimes, z. Qemajl Aliu, u mirëpritëm ngrohtësisht nga banorët e Topillës dhe fshatrave përreth. Gëzimi në fytyrat e tyre është motivimi ynë për të vazhduar me projekte që përmirësojnë jetën e qytetarëve!
🎉 Urime banorëve të Topillës dhe të gjithë rajonit për këtë projekt të rëndësishëm!
🗳 Për projekte të tjera që e çojnë Kosovën përpara, voto #60 Hysen Durmishi dhe #118 Vetëvendosje!