Pedri u lëndua mbrëmë, mësohet se sa do t’i mungojë Barcelonës
Barcelona ka konfirmuar një lajm të keq pas ndeshjes së fundit, pasi mesfushori Pedro González “Pedri” ka pësuar një dëmtim muskulor.
Sipas testeve mjekësore të kryera mëngjesin e sotëm, është konfirmuar se lojtari i ekipit të parë ka një dëmtim në muskulin e pasmë të kofshës së djathtë (hamstring), të cilin e pësoi gjatë ndeshjes së djeshme ndaj Slavia Prague-s, shkruan Indeksonline
Klubi ka bërë të ditur se koha e rikuperimit pritet të jetë rreth një muaj, çka do të thotë se Pedri do të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme në vazhdim.
Mungesa e tij përbën një goditje për Barcelonën, duke pasur parasysh rolin kyç që mesfushori spanjoll ka në organizimin e lojës dhe ritmin e ekipit.
























