Arben Vitia ka dhënë dorëheqje nga posti i Ministrit të Shëndëtësisë.
Vitia ka njoftuar për dorëheqjen e tij në konferencë për medie.
“Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë me të cilën më pati ngarkuar kryeministri Kurti për të cilin do të jem mirënjohës”, tha ai.
Ai ka thënë se detyrën e tij e transferon tek stafi i ministrisë dhe përgjegjësitë e tij do t’i bartë Dafina Gexha, e cila deri tani ishte zëvendësministre.
Ndërkohë, Vitia është kandidat për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 Tetor.