Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Policia e Kosovës, ka lansuar një aplikacion të ri për deklarimin e adresës për shtetasit e huaj që hyjnë në Kosovë.
Aplikacioni mund të shkarkohet në Android dhe iOS, ose të përdoret online përmes ueb-it, dhe lejon qytetarët e huaj të plotësojnë të dhënat e tyre brenda tre ditëve nga hyrja në vend, si obligim ligjor.
Ky hap synon të thjeshtojë procesin dhe të mundësojë shërbime digjitale pa nevojën për vizita fizike në institucionet publike.
Linket për shkarkim:
- iOS: Apple Store
- Android: Google Play
- Web: foreignerregistration.kosovopolice.com





















