Lidhja Demokratike e Kosovës, ka njoftuar nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme ku parashihet votimi i buxhetit për vitin 2026-të.
Kjo parti thotë se nuk merr pjesë në improvizime politike, që sipas tyre e reduktojnë agjendën shtetërore në dekor elektoral.
“Nuk bëhemi pjesë e skenarëve populistë dhe të krizave të fabrikuara për interesa zgjedhore”, thuhet në komunikatë.
Derisa deputetët e subjektit të udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, do të jenë në seancën për votimin e qeverisë.
Për mandatarin, siç thekson kjo parti do të vendosin në përputhje me bindjet, vlerat dhe besimin e votuesve të tyre.

























