Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë Akademi Përkujtimore, për të nderuar jetën dhe veprimtarinë e ish-presidentit historik, Dr. Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Akademia do të mbahet me fillim nga ora 11:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë, shkruan IndeksOnline.

“Sot, me nderim të thellë dhe emocion të veçantë, kujtojmë 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Atit Themeltar të Republikës së Kosovës, Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova.

Nën përkujdesjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, Lidhja Demokratike e Kosovës organizon Akademi Përkujtimore kushtuar jetës, veprës dhe trashëgimisë së pavdekshme të Presidentit Rugova” thuhet në njoftimin e LDK-së.

May be an illustration of text that says '20 Akademi Perkujtimore nè 20 vjetorin c ndarjes nga jeta tẻ Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugora. FTESE Nen përkujdesjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, Lidhja Demokratike e Kosoves organizon Akademi Përkujtimore ne 20 vjetorin ndarjes nga jeta tẽ Atit Themeltar e Republikës sẽ Kosovës, Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova. Akademia Përkujtimore do τe mbahet Te 21 janar (e mërkurë), në ora 11:00, ne Sallen e Kuqe- Pallati Rinisë, në Prishtinë. LDK'

Related Posts