Reperi i njohur Ledri Vula ka ndarë me ndjekësit momente të veçanta nga jeta e tij private. Mbrëmjen e djeshme, artisti e kaloi përkrah të bijës, Poem Blu, me të cilën shihet tejet i lumtur.

Në videot dhe fotografitë e publikuara, Ledri dhe Poem shfaqen duke u argëtuar së bashku, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e fortë babë e bijë.

Edhe pse aktualisht po shijon suksesin e bashkëpunimit me këngëtaren Xhensila Myrtezaj, Ledri nuk e lë anash për asnjë çast vajzën e tij, e cila është kthyer në qendrën e vëmendjes në jetën e tij.

Ledri mbetet një nga artistët më të dashur në estradën shqiptare, ndërsa çdo paraqitje e tij, qoftë në skenë apo në përditshmëri, ngjall reagime pozitive nga publiku.

Related Posts