Legjenda Fabio Capello, ka komentuar penalltinë e Liverpoolit që ia solli fitoren minimale 1:0 ndaj Interit.
Në minutat e fundit të ndeshjes, Florian Wirtz u kap nga mbrojtësi, Bastoni, shkruan Indeksonline
Ai u rrëzua në 16-metërsh dhe gjyqtari akordoi penallti – të cilën në gol e shëndërroi mesfushori hungarez, Dominik Szobozslai.
Ish-trajneri, Capello thotë se kjo nuk ishte penallti.
“Një penallti që s’duhej dhënë kurrë. Wirtz bëri simulim, u hodh vetë në tokë.
“Nuk e kuptova ndërhyrjen e VAR-it. Për t’i anuluar golin Liverpoolit, që dukej qartë, pritën 3 minuta. Turp, thjesht turp”, u shpreh Capello
























