Disa lëkundje të njëpasnjëshme toke janë regjistruar sot në Shqipëri.

Dridhja e parë e tokës raportohet të jetë ndjerë në Durrës me magnitudë 3.9 shkallë të Rihterit.

Derisa në Konispol, që gjendet rreth një kilometër afër kufirit me Greqinë, lëkundjet janë regjistruar rreth orës 06:49, me fuqi 2.7 të Rihterit.

Tërmet pati edhe në Miras të Korçës me fuqi 3.1.

Aktualisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Tërmet në Shqipëria ka pasur edhe të hënën, 4.4 e shkallës së Rihterit.

Related Posts