Duket se marrëdhënia mes Lela Seferit dhe Leos ka përfunduar përfundimisht. Përmes një postimi në Instastory, Lela ka reaguar me tone të forta, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron të jetë më pjesë e jetës së tij, shkruan Kosovarja.
“Artisti mund të shkruajë çfarë të dojë, por realiteti s’është këngë. Unë nuk jam inspirim për askënd. Historia ka marrë fund. Nëse ke nevojë për frymëzim, gjeje diku tjetër. S’jam më refren në jetën tënde”, ka shkruar ajo.
Ky reagim i drejtpërdrejtë ka ngjallur shumë reagime në rrjet, ndërsa ndjekësit dyshojnë se bëhet fjalë për një përplasje pas ndarjes së tyre. Deri tani, Leo nuk ka bërë ndonjë koment publik në lidhje me këtë deklaratë.

























