Familja ka hapur dyert për homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndërroi jetë të dielën (16 mars).
Në homazhet që janë duke u mbajtur në Skenderaj krahas qytetarëve ka marrë pjesë edhe këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi.
Artistja shumë e dashur për publikun u fotografua duke bërë homazhe, gjersa shihej e përlotur.
Në ndërkohë, ish-presidentit nuk iu lejua nga Specialja që të marrë pjesë në varrimin e të atit.
Ai ishte javën e kaluar në Kosovë për të parë babanë, i cili po trajtohej në QKUK.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në orën 15:00 tek varrezat e reja të fshatit Burojë të Skenderajt.
Ndërsa, e pamja do të mbahet më datë 19 dhe 21 mars tek palestra “Ilaz Kodra” në Skenderaj.