Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa sot ka nisur një vizitë zyrtare në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Costa pavarësisht thirrjeve që i njëjti të mos shkoj në Serbi, e ka bërë një gjë të tillë.
Raportuesi i Kosovës në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka shkruar në llogarinë e tij në “X” se Costa ka vendosur të takohet me mikun e ngushtë të Kremlinit, pavarësisht kundërshtimit nga eurodeputetët.
Ndryshe tri ditë më parë eurodeputetët e 14 shteteve anëtare të BE-së i ishin drejtuar me një letër presidentit Costa, ku i kishin kërkuar që të mos vizitonte Serbinë gjatë udhëtimit të tij zyrtar në Ballkanin Perëndimor.
Në letrën e tyre ata kishin thënë se qëndrimet e Vuçiqit karshi Putinit dhe Rusisë, duhet të dënohen në terma më të ashpër.
Presidenti i KE-së, Antonio Costa pritet që nesër të jetë në vizitë në Kosovë ku do takohet me presidenten Vjosa Osmani.