Golin e portugezit Rafael Leao, të cilin e realizoi në minutën e 43-të, e zhvleftësuan Santiago Castro e Dan Ndoye.
I pari barazoi shifrat vetëm tre minuta pasi nisi fraksioni i dytë, kurse i dyti e vulosi fitoren e ekipit të tij, 480 sekonda pa përfundu koha e rregullt.
Me 41 pikë të grumbulluara nga 26 ndeshje, “Rossonerët” ngelën në vendin e nëntë në tabelë, plot tetë pikë më pak se pozita e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm, e që për momentin atë e zë Juventus.
Bologna nga ana tjetër, me triumfin e sotëm, shkon në kuotën e 44 pikëve, dhe mbetet kandidate serioze për zonën evropiane, njofton Klankosova.tv.
Kjo skuadër sërish do të luaj para tifozëve të vetë, pasi në vikend është nikoqire e Cagliarit, kurse Milan sfidohet në “San Siro” nga Lazio.