Nuk po arrin asesi që të sigurojë vend në formacionin bazë të Liverpoolit, por jo vetëm kaq.
Xherdan Shaqiri gëzon shumë pak minutazh me skuadrën e “The Reds”, prandaj edhe po e mendon largimin, përcjell GazetaBlic.
Tani, edhe kampioni aktual anglez e ka bërë hapin e radhës, duke e nxjerr në shitje atë.
Përderisa në verë kërkonte afro 20 milionë euro, aktualisht synon të përfitojë diçka më tepër se 15 sosh, varësisht nga numri i ofertave.
Skuadrat si Newcastle e Fulham synojnë që ta mbajnë atë në ishull, por Galatasaray e Dortmund e dëshirojnë në radhët e veta.
Sipas të gjitha gjasave, mini-afati kalimtar i Janarit pritet të jetë vendimtar sa i përket të ardhmes së djaloshit nga Zhegra.