Liverpooli ka pësuar humbje me rezultat 3-2 në udhëtim ndaj Brentfordit në kuadër të xhiros së nëntë në Ligën Premier.
Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe vendasit arritën të kalojnë në epërsi që në minutat e para. Në minutën e pestë, Dango Ouattara reagoi më shpejt dhe nga afërsia dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
Liverpooli reagoi menjëherë dhe pati disa mundësi të mira për barazim. Në minutën e 10-të, Mohamed Salah u gjend i vetëm përballë portierit, por goditja e tij e ulët u ndal në mënyrë të jashtëzakonshme nga Caoimhin Kelleher.
12 minuta më vonë, Florian Wirtz ishte pranë një supergoli, por goditja e tij kaloi ngushtë pranë shtyllës së majtë.
Brentford
Në fund të pjesës së parë, Brentford shënoi golin e dytë. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Mikkel Damsgaard asistoi për Kevin Schade, i cili me një goditje të saktë nga afërsia e çoi topin në rrjetë për 2-0.
Megjithatë, Liverpooli arriti të ngushtojë rezultatin në shtesë të pjesës së parë kur Milos Kerkez (45’) përfitoi nga një top i kthyer dhe me refleks të shpejtë dërgoi topin në rrjetë për 2-1.


























