Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka bërë të ditur se shfaqja e logove të komunave veriore në platformën digjitale E-Komunat lidhet vetëm me procedura teknike dhe administrative.
Procesi i përditësimit të simboleve të komunave Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok po zhvillohet në bashkëpunim me Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), në përputhje me vendimet zyrtare dhe standardet institucionale, pa asnjë prapavijë politike.






















