Më shumë se 200 njerëz, kryesisht xhihadistë dhe ushtarë të regjimit sirian, janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në veriperëndim të Sirisë, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).
Mes viktimave janë 20 civilë.
Numri “është në 182 (militantë) të vdekur, nga të cilët 102 ishin anëtarë të Hayat Tahrir al-Sham” (HTS, ish krahu i al-Kaedës në Siri), thotë OSDH. Luftimet vranë gjithashtu 19 anëtarë të organizatave që punonin me HTS dhe 61 anëtarë të forcave të regjimit të presidentit Bashar al-Assad.
Nga civilët, 19 u vranë sot nga sulmet e forcave ajrore ruse, një aleate e Damaskut. Një tjetër u vra dje të mërkurën nga një bombardim i ushtrisë siriane.