Luizi ishte i ftuar sot në emisionin “Breaking”, ku ka folur për jetën e tij, të tashmen por dhe të shkuarën.
Ai është kthyer të flasë për një periudhë të vështirë që ka përjetuar para hyrjes në edicionin e “Big Brother Vip 2”. Luizi tregoi se në atë fazë, ishte i zhgënjyer nga vetja pasi nuk kishte arritur asgjë në jetë. Ai tha se i zhytu në depresion, tentoi të kryejë dhe vetëvrasje.
“Kur isha 37 vjeç, isha dorëzuar sa kisha menduar të bëja dhe budallëkun duke i dhënë fund jetës. Vetmia është gjëja më e keqe por ama të bën dhe të fortë. I shikon gjërat dhe më të qarta. Në vetmi përfshihet dhe depresioni, stresi, ankthi dhe nëse i kalon këto, nuk të rrëzon më asgjë. Unë isha zhgënjyer me veten, nga disa njerëz që i lejova të shkelnin mbi mua. Nuk ia falja veten.”– tha Luizi.






















