Milani u mposht mbrëmë (e shtunë) nga Cremonese në shtëpi me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së parë në Serie A.
Luka Modric bëri histori në këtë ndeshje si lojtari më i vjetër që debuton në Serie A, duke startuar për ‘Rossonerët’ në moshën 39 vjeç, 11 muaj dhe 14 ditë.
Mesfushori kroat, i cili iu bashkua Milanit nga Real Madrid në korrik 2025, tregoi klasin e tij para tifozëve të pranishëm në ‘San Siro’.
Modric, fitues i Topit të Artë në 2018, tejkaloi lojtarin më të ri Samuele Ricci dhe fitoi vendin në formacionin titullar nën drejtimin e trajnerit Massimiliano Allegri.
Debutimi i tij, i përshëndetur nga 75,000 tifozë, thekson qëndrueshmërinë e tij të jashtëzakonshme dhe ambiciet e Milanit për sezonin 2025/2026.
Modric me shokë javën e ardhshme do të luajnë në udhëtim ndaj Lecces, aty ku do të kërkojnë fitoren e parë të sezonit.