“E kam një pyetje për prindërit: A ia keni dalë t’i siguroni librat me një çmim prej 80 eurosh, aq sa është planifikuar subvencionimi? Unë jo,” ka shkruar ajo në postim, duke shprehur shqetësimin për pamjaftueshmërinë e mbështetjes financiare të paraparë nga qeveria.
Lushaku-Sadriu thekson se shumë familje po përballen me vështirësi ekonomike në fillim të vitit të ri shkollor, ndërsa çmimet për librat dhe materialet shkollore vazhdojnë të rriten.