Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku para vazhdimit të seancës konstituive ka thënë se VV-ja qysh nga fillimi ka treguar joseriozitet.
Për mungesën e Kurtit sot, ai tha se fillimisht do duhej bërë punët e shtëpisë, e pastaj për to të fliste në forume tjera.
“Besoj që prej fillimit, kanë treguar jo seriozitet dhe jo zbatim të qëllimshëm të Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit. Mungesa e tij si deputet në Kuvend, por edhe si kryetar i kësaj partie tregon që do të bëjë gjithçka që të mbaj pushtetin. Nuk është i interesuar për konstituimin e Kuvendit, e as për hallet e qytetarëve”, tha Lushtaku para gazetarëve.
“Së pari janë prioritet punët e shtëpisë, e pastaj të ketë diskutim për punët e shtëpisë në një forum tjetër”, ka thënë tutje Lushtaku.
“Si PDK e kemi dhënë mundësinë, edhe pse kemi dashur me dalë përtej vetvetes, por shihet qartë që ngërçi politik lështë tek VV-ja, kryesisht te Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti”, tha ai.